Правообладателям!
Представленный фрагмент книги размещен по согласованию с распространителем легального контента ООО "ЛитРес" (не более 20% исходного текста). Если вы считаете, что размещение материала нарушает ваши или чьи-либо права, то сообщите нам об этом.Читателям!
Оплатили, но не знаете что делать дальше?Текст бизнес-книги "Bibla E Investimit Në Kriptomonedhë"
Автор книги: Alan T. Norman
Раздел: Жанр неизвестен
Текущая страница: 1 (всего у книги 2 страниц)
Bibla E Investimit Në Kriptomonedhë
Udhëzuesi Përfundimtar Për Bllokzinxhirin, Verifikimin, Tregtimin, ICO, Platformën Ethereum, Bursat, Kriptomonedhat Kryesore Për Investim Dhe Strategjitë E Përsosura Për Të Bërë Para
Alen T. Norman
Përkthyesi: Aurel Manushi
Merrni librin tuaj falas Balenat Bitcoin
(Gjejeni në fund të një libri)
Të drejtat e autorit © 2017 nga Alan T. Norman.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, shpërndahet, ose transmetohet në ndonjë formë ose me ndonjë mjet, përfshirë fotokopjimin, regjistrimin, ose metoda të tjera elektronike ose mekanike, ose me ndonjë sistem të ruajtjes dhe rikuperimit të informacionit pa lejen paraprake me shkrim të botuesit, përveç në rastin e citateve shumë të shkurtra të mishëruara në rishikime kritike dhe përdorime të caktuara jotregtare të lejuara nga ligji i të drejtës së autorit.
Tabela E Përmbajtjes
Tabela E Përmbajtjes
Pse Duhet Ta Lexoni Këtë Libër
Kapitulli 1. Mitet Për Kriptomonedhën Dhe Rregullat Kryesore Të Tregut Të Kriptomonedhës
Mitet e Kriptomonedhës
Pse Duhet Të Hyni Tani në Botën E Biznesit Të Kriptomonedhës
Caktimi i qëllimeve dhe identifikimi i rregullave kryesore të tregut
Kapitulli 2. Parimet themelore të kriptomonedhës dhe Batmani i kohëve tona
Përparësitë e kriptomonedhës
Shpikësi i Bitcoin dhe pse ai është Batmani i kohërave tona
Kapitulli 3. Bitcoin dhe verifikimi
Si funksionon procesi verifikues
Prova e Punës dhe pse është e rëndësishme
Kapitulli 4. Bllokzinxhiri
Si funksionon Bllokzinxhiri?
KAPITULLI 5. Portofolet ose si të ruajmë të sigurtë Bitcoin
Depoja e ftohtë dhe karta e debitit Bitcoin
Kapitulli 6. Platforma Ethereum
Krijimi dhe si funksionon
Kontratat inteligjente
Kapitulli 7. 10 Kriptomonedhat më të mira dhe ku t’i gjurmoni çmimet e tyre
Kriptomonedhat më të mira
Kapitulli 8. Shkëmbimet kryesore të kriptomonedhave
Si të regjistroheni në bursën e kriptomonedhave
Kapitulli 9. Bursat digjitale të monedhave
Ku mund të gjeni bursa të sigurta dhe të besueshme të monedhës digjitale?
Kapitulli 10. Si të fitojmë kriptomonedha
Rishitja e kriptomonedhës
Bërja e investimeve afatgjata: një vështrim më në thellësi
Tregtimi: Një shikim më në thellësi
Verifikimi: Një shikim më në thellësi
ICO
Kapitulli 11. ICO-të
ICO-të kundrejt IPO-ve
Si të bëjmë dallimin mes ICO-ve premtuese dhe skemave piramidale
Si të identifikoni ICO-të e mira
Si të merrni pjesë në ICO
Kapitulli 12. Tregtimi
Vendosja e porosive në bursë
Tregtimi me marzhe
Tregtimi ditor dhe tregtimi me pozicione afatgjata
Analizimi i Modeleve të Grafikut
Kapitulli 13. Strategjitë e investimeve
7 strategji të investimeve + 2 strategji të përkohshme
Kapitulli 14. Menaxhimi i rrezikut dhe parave
Kapitulli 15. Mendësia e investitorit dhe këshilla të dobishme
Përfundim
Rreth autorit
Libri falas Balenat e Bitcoin
Pse Duhet Ta Lexoni Këtë Libër
Shumica e njerëzve i presin idetë e reja me shumë frikë, skepticizëm, madje edhe me mohim. Sigurisht, është shumë më e sigurt të qëndroni në zonën e rehatisë dhe të vazhdoni të ecni në rrugën e rrahur. Sidoqoftë, në një moment të caktuar, ndoshta ia vlen të pyesni veten: sa larg do të më çojë kjo rrugë? Më shumë gjasa, kjo nuk do t’ju çojë më larg se dera tjetër e jetës suaj.
Lëvizja është përparim. Prandaj, nuk duhet të keni paragjykime dhe të mësoni gjëra të reja në mënyrë që të mos ngeleni prapa ndërsa bota vazhdon të ecë përpara. Kjo është e vërtetë për shumë fusha të jetës sonë dhe në financat personale, madje edhe më shumë.
Për njërën, paratë e letrës nuk janë më të përhapura. Me siguri do të pranoni që është më e përshtatshme të paguani për kostot dhe komoditetet tona me kartën e vogël plastike të lëshuar nga banka juaj. Kjo lloj shlyerjeje pa para në dorë është shumë më e mirë edhe për arsye sigurie.
Jo shumë kohë më parë, njerëzimi zbuloi një tjetër lloj paraje, krejtësisht të re – para digjitale ose kriptomonedhë. Ky është një brez i ri i monedhës, që krijohet përmes përdorimit të softuerit të kriptimit. Këto njësi të kriptomonedhës formohen dhe ruhen përmes kriptimit algoritmik.
Do të doja të përqendrohesha pak në llojet e problemeve që kriptomonedha mund të zgjidhë. Kjo është një çështje që do të shtroj gjatë këtij libri, por tani dua ta përqendroj vëmendjen tuaj në një koncept të quajtur besim. Ky është një problem i rëndësishëm që e zgjidh kriptomonedha. Më lejoni të shpjegoj duke përdorur një shembull nga jeta ime.
Vendosa që doja të krijoja një biznes dhe të fitoja para kur isha në shkollë. Bashkë me tre shokë të shkollës u nisëm për të shitur lule. Secili prej nesh shënoi informacionin për fitimet e veta në një fletore të vjetër, të cilën ia kalonim njëri-tjetrit. Kur kjo fletore përfundoi në duart e mia, dhe unë vërtet doja akullore😊, pyesja veten nëse mund të ndryshoja shifrat e shkruara për përfitimin tim. Por, e qortova veten dhe mendova: po sikur shoku im të bënte të njëjtën gjë? Kështu, është e qartë se mosbesimi mund të lindë edhe midis shokëve më të ngushtë. Kriptomonedha e zgjidh këtë problem pasi nuk na lejon të shtojmë ose ndryshojmë diçka sapo të jetë në sistem.
Sidoqoftë, shfaqja e kriptomonedhës, e cila zgjidh problemin e madh të besimit, nuk duhet të shoqërohet me shpërthimin e një komete, një dhuratë nga lart ose ndonjë lloj tjetër të fillimit të përrallës. Në fakt, krijimi i kriptomonedhës është shumë më i thjeshtë.
Së pari, u shfaqën teknologjitë përkatëse, të tilla si SHEMBULL, dhe pastaj kriptomonedha u ngrit në bazë të tyre, e ndjekur nga verifikimi (prodhimi i kriptomonedhës). Vetëm më pas, fishat, ICO-të dhe modelet e ndryshme të biznesit të kriptomonedhës u krijuan në bazë të gjithë këtij ekosistemi. Regjistri, i cili mbron nga manipulimi (d.m.th. depoja e bazës së të dhënave), u bë teknologjia e parë në ekonominë e kriptomonedhës. Ekziston një veçori e vogël (ose më saktë e madhe) e regjistrave të tillë: mund të fusni çdo të dhënë në këtë bazë të dhënash por nuk mund të falsifikoni asgjë ose të fusni informacion më të hershëm. Këto kontrata vetëzbatuese janë teknologjia e dytë e rëndësishme në botën e kriptomonedhës. Ato janë të mbërthyera fort në bazën e të dhënave.
Nuk do të futem thellë në detajet prapa gjithë kësaj teknologjie në këtë libër, meqenëse i shpjegova bazat në librin tim të mëparshëm, Duke zotëruar Bitcoin për Fillestarë. Në manualin e tanishëm, do t’ju tregoj se si funksionon kriptomonedha, dhjetë kriptomonedhat kryesore dhe cilat janë shkëmbimet e kriptomonedhës dhe ato të monedhave digjitale. Do të shpjegoj edhe zbatimin teknik të Bllokzinxhir, platformën Ethereum dhe shumë çështje të tjera të botës së kriptomonedhës. Pika më interesante është se do të përshkruaj shumë strategji të mençura të investimeve.
Që në fillim, dua t’ju paralajmëroj se tregu i kriptomonedhës është aktiv dhe në ndryshim. Funksionon 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Prandaj, informacioni që ishte i përditësuar ditën kur kam shkruar librin, mund të mos jetë aq i freskët ditën kur e lexoni. Do të rekomandoj burime në këtë libër, të cilëve mund t’u referoheni në mënyrë që të ecni me kohën.
Gjëja e fundit që duhet përmendur këtu: Supozoj se ka skeptikë midis lexuesve të këtij libri. Pajtohem që, kur ndeshim ide krejt të reja, duhet ruajtur njëfarë skepticizmi, por duhet të jemi edhe të arsyeshëm. Prandaj, para se të bëj përfundime të nxituara në lidhje me kriptomonedhën, sugjeroj të lexoni me kujdes librin dhe pastaj të analizoni informacionin që ndaj këtu. Me sa u tha, mbajeni pezull vendimin tuaj për kriptomonedhën për momentin.
Nëse jeni gati të zhyteni në botën e kriptomonedhës, jepini!
Kapitulli 1. Mitet Për Kriptomonedhën Dhe Rregullat Kryesore Të Tregut Të Kriptomonedhës
Para se të vendosni qëllime në biznesin e kriptomonedhës, së pari le të kalojmë nëpër disa keqkuptime të zakonshme rreth kriptomonedhës.
Mitet e Kriptomonedhës
E pranoj sinqerisht se edhe unë pothuajse u infektova me skepticizëm ndaj kriptomonedhës në fillim të udhëtimit tim, pasi shumë njerëz më frikësuan, duke më thënë se kriptomonedha është një ndërrmarje e rrezikshme, piramidë financiare, ose diçka të ngjashme. Besime të tilla të rreme shpesh i largojnë shumë njerëz nga suksesi i mundshëm. Vetëm një numër i vogël pedantësh verifikojnë thënie të tilla në lidhje me kriptomonedhën, në vend që thjesht t’u besojnë verbërisht.
Jam i sigurt se keni dëgjuar edhe pretendime, se asnjë vend nuk do ta njohë kurrë kriptomonedhën, kështu që kriptomonedha nuk ka të ardhme. Për ta hedhur poshtë këtë, mjafton të kujtojmë rritjen e fundit të vlerës së kriptomonedhës. Disa vende e kanë njohur tashmë kriptomonedhën si mjet pagese. Kështu, ky i ashtuquajtur “argëtim për të apasionuarit pas teknologjisë” ka evoluar në një biznes shumë real për bankierët e investimeve dhe korporatat e ndryshme.
Prandaj, nëse ju, personalisht, ende nuk fitoni para në kriptomonedhë, ka shumë të ngjarë për shkak të numrit të madh të deklaratave të lartpërmendura, të cilat mund t’i keni dëgjuar nga pseudoekspertë.
Le të rendisim thëniet që ndalojnë shumë njerëz në gjysmë të rrugës:
1. Është shumë e rrezikshme. Po sikur të investoj para dhe kriptomonedha të ndalohet në të gjithë botën të nesërmen?
2. Nuk kam ndonjë arsim financiar kështu që nuk do të dija se çfarë të bëja;
3. Shoku/vëllai/fqinji im investoi para në kriptomonedhë dhe humbi gjithçka;
4. Tema e kriptomonedhës është shumë e re dhe e vështirë për t’u kuptuar ashtu siç është, prandaj më mirë të pres dy vjet, kur gjithçka të bëhet e qartë.
Të gjitha këto deklarata janë thjesht justifikime për mosveprimin tuaj. Ndërsa dilni me justifikime shtesë, njerëzit në të gjithë botën tashmë kanë ndërtuar një biznes në tregun e kriptomonedhës dhe po bëjnë fitim. Pyesni veten: çfarë më bën më keq se këta njerëz? Nëse e kuptoni që nuk jeni më keq se shoku/vëllai/fqinji juaj, i cili tashmë fiton para në tregun e kriptomonedhës, atëherë bëjini vetes pyetjen vijuese: pse duhet të hyj pikërisht tani në botën e biznesit të kriptomonedhës?
Pse Duhet Të Hyni Tani në Botën E Biznesit Të Kriptomonedhës
Kështu që do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje pikë për pikë. Secili prej argumenteve do të fillojë me fjalët pikërisht tani në mënyrë që të kuptoni më mirë pse duhet ta bëni këtë pikërisht tani.
Së pari, pikërisht tani ka shumë pak konkurrencë në treg. A u çuditët? Është e vertetë. Po, interesi për këtë temë rritet vazhdimisht, por, në përgjithësi, konkurrenca është ende shumë e ulët. Ky treg është ende mjaft “i pashkelur” dhe i pazotëruar. Arsyeja për këtë është se shumica e njerëzve kanë prirjen të mos u besojnë prirjeve dhe ndërmarrjeve të reja, siç e kemi përmendur më lart.
Së dyti, pikërisht tani mund të korrni shpërblime të mëdha në këtë treg. Çmimet e kriptomonedhës janë në fazën e rritjes dhe zhvillimit, por edhe kështu ju mund të fitoni një shumë të mirë parash. Për sa kohë që i menaxhoni rreziqet tuaja me mençuri, mund të bëni fitime në kohë.
Së treti, pikërisht tani ka shumë qylxhinj të lirë në treg. Ata vijnë në tregun e kriptomonedhës për të bërë para të shpejtë, pa u thelluar në temë. Zakonisht, njerëz të tillë vijnë nga skemat piramidale, të drejtuara nga të ashtuquajturit “ekspertë”, të cilët u japin mësim njerëzve pa pasur ndonjë përvojë reale në vetë temën. Duhet të pranoj që tregu inkurajoi njerëz të tillë në fillim, kur ata patën një shans për të fituar shumë para atëherë. Sidoqoftë, në ditët e sotme, nëse doni të arrini diçka të tillë në tregun e kriptomonedhës, do t’ju duhet të bëni përpjekje të vërteta.
Së katërti, pikërisht tani ka rreziqe të ulëta në treg. Pesë vjet më parë, shumica e njerëzve prisnin ditën kur kriptomonedha do të ndalohej zyrtarisht. Këto ditë, shumë vende të botës e kanë njohur tashmë rëndësinë e kriptomonedhës. Kriptomonedha ka fituar një moment të tillë që askush nuk mund të shtypë thjesht butonin e ndalimit tani. A mendoni vërtet se ky fakt nuk dëshmon se mund të investoni paratë tuaja pa u frikësuar nga ndalimet dhe kufizimet e ndryshme?
Më në fund, para se të kalojmë te rregullat e lojës në tregun e kriptomonedhës, sugjeroj të shqyrtojmë të ardhmen e kriptomonedhës përmes shembullit të kompanisë Tesla. Aktualisht, kostoja e një Tesla vlerësohet në shumën që, sipas parashikimeve të ekspertëve, nuk do të jetë në gjendje të kthejë shpenzimet e saj në 300 vjet. Pse ekspertët e mençur e vlerësojnë kaq shumë Tesla atëherë? Le ta zbulojmë.
Këto ditë, një makinë elektrike është e bukur dhe me stil, por një automjet i shtrenjtë dhe jo shumë praktik. Sidoqoftë, ekspertët nuk janë të shqetësuar për sot. Ata përfytyrojnë një të ardhme që mund të bëhet realitet për 20 ose 30 vjet. Është e vështirë të imagjinojmë në vitet që vijnë makinat e zakonshme që shohim çdo ditë në rrugë tani. Mund ta imagjinoni makinën tuaj të vjetër të dashur në të ardhmen, por, personalisht, përfytyroj disa lloj automjetesh gjysmëfluturuese me panele diellore, ose diçka edhe më të sofistikuar. Prandaj, automjeti elektrik do të ketë një të ardhme të ndritur dhe të suksesshme, dhe Tesla ka të ngjarë të zërë një pozicion udhëheqës në treg.
Në përgjithësi, rezulton se askush nuk e di me siguri nëse Tesla do të mbajë pozicionin e saj në treg për 20-30 vitet e ardhshme. Sidoqoftë, shumë njerëz besojnë fuqimisht se po, dhe ky besim i bën ata të investojnë në kompani. Prandaj, nga ana personale, arrij të besoj lehtë se Tesla do të mbajë një monopol në të gjithë sektorin e prodhimit të automobilave në 20 vjet.
Si lidhet ky shembull me të ardhmen e kriptomonedhës? Në ditët e sotme, disa njerëz e shikojnë kriptomonedhën (si një automjet elektrik) si të pakuptimtë – një prirje në modë, interesante dhe që ngjall kureshtje nga ana teknike. Gjithsesi, veç një prirje. Sidoqoftë, kjo pikë e vogël tani ka të ngjarë të rritet në një det të madh dominues në të ardhmen.
Caktimi i qëllimeve dhe identifikimi i rregullave kryesore të tregut
Para se të hapin një terren të ri, profesionistët e vërtetë mësojnë rregullat e lojës dhe vendosin qëllime, duke përcaktuar se çfarë lloj rezultati dëshirojnë të arrijnë. Meqenëse jemi profesionistë, së pari do të merremi me këtë detyrë.
Pikat e mëposhtme duhet të jenë me siguri ndër synimet e tregtisë së kriptomonedhës që do t’i vendosni vetes:
• përcaktoni shumën specifike të parave ose përqindjen e të ardhurave tuaja, që do të investoni çdo muaj në fushën e kriptomonedhës;
• përcaktoni shkallën e gatishmërisë suaj për rreziqet;
• përcaktoni qëllimet tuaja specifike në periudhën afatshkurtër dhe afatgjatë.
Pasi të keni vendosur qëllimet, është e rëndësishme të kuptoni se çfarë nevojitet për një fillim të suksesshëm dhe të shpejtë në tregun e kriptomonedhës. Do të habiteni, por teoria është gjëja më pak e rëndësishme në këtë fushë. Shumë njerëz thonë se u mungon informacioni dhe njohuria për të bërë këtë lloj biznesi. Sidoqoftë, shumica e strategjive për të cilat do t’ju tregoj nuk kërkojnë njohuri të thella të botës së biznesit të kriptomonedhës. Do të jetë e mjaftueshme që ju të keni një kontroll mbi parimet themelore të ekonomisë së kriptomonedhës.
Atëherë cili është problemi? Ju duhet praktikë. Vetëm praktika, jo një libër (madje as imi), do t’ju ndihmojë të kuptoni se ku të blini, ku të shisni, si të ruani dhe si të transferoni kriptomonedhën.
Do t’ju duhet gjithashtu:
• Disa strategji të gatshme me rrezik të ulët për të hyrë në treg
• Aftësia për të filtruar përmbajtjen dhe informacionin rreth jush
• Komunikimi me tregtarët më me përvojë të tregut të kriptomonedhës dhe “spiunimi” i veprimeve të tyre
• Menaxhimi i rrezikut
• Një kontroll nga një mbikëqyrës me përvojë.
Dhe tani vazhdojmë me deklaratën që duhet të mbani mend një herë e përgjithmonë: bërja e çdo investimi në tregun e kriptomonedhës ËSHTË NJË RREZIK. Nëse nuk jeni gati ta pranoni këtë, mos e merrni mundimin të provoni. Çdo mendim ose parashikim për zhvillimin e një monedhe të caktuar, besueshmëria e ICO-s (kjo do të diskutohet më vonë) është vetëm një qëndrim i njëanshëm. Nuk ka asnjë njeri të vetëm në të gjithë globin që mund t’ju japë një garanci të pakthyeshme për zhvillime të mëtejshme. Nuk ka absolutisht asnjë vendim të drejtë dhe garanci 100%. Unë ose dikush tjetër mund t’ju jap vetëm një këshillë, jo garanci.
Ju jeni personi i vetëm që mbani përgjegjësi për çdo vendim. Si pasojë, nuk duhet të fajësoni një burim në internet, ku të lexoni në lidhje me perspektivën e ndonjë monedhe, ose një shok që ju rekomandoi një ICO të besueshëm, apo edhe mua për humbjet tuaja të mundshme financiare! Si autor i këtij libri, do të ndaj me ju mendimet e mia rreth kriptomonedhave të besueshme. Sidoqoftë, ky do të jetë sërish vetëm mendimi im subjektiv, vetëm në këtë moment. Prandaj, nëse jeni i prirur të fajësoni të tjerët për dështimet tuaja të mundshme, jo veten, më mirë ta mbyllni këtë libër menjëherë dhe të mos humbni kohë.
Tregu i kriptomonedhës është aktiv dhe ndryshon vazhdimisht. Prandaj, kur të merreni me tregtinë e kriptomonedhës, duhet të mësoni të merrni përgjegjësinë personale për marrjen e vendimeve dhe mos harroni asnjëherë se asnjë fitim nuk mund të bëhet pa marrë rreziqe. Po, ka strategji më pak të rrezikshme, por rreziqet ekzistojnë në çdo rast. Investoni vetëm shumën që jeni të gatshëm të humbni pa shumë keqardhje.
Dhe tani, vendosni librin mënjanë dhe shkruani dy rregullat që nuk duhet t’i shkelni kurrë:
1. Mos investoni deri në qindarkën e fundit.
2. Mbani para të gatshme për të përfituar nga mundësitë.
Dhe, së fundmi, fillestarët duhet të mësojnë disa pika sigurie:
• Kur të tregtoni në bursë, mbrojeni llogarinë tuaj me vërtetim me dy faktorë dhe mbajeni të fshehtë emrin tuaj të koduar.
• Fjalëkalimi juaj duhet të ketë të paktën 26 karaktere; një gjenerator i veçantë i fjalëkalimeve mund t’ju ndihmojë të gjeni një.
• Asnjëherë mos i mbani të gjitha paratë tuaja në një bursë ose në një portofol.
• Tregtoni vetëm në bursa reale dhe të provuara.
• Mos përdorni pika hyrëse publike për të tregtuar në tregun e kriptomonedhës.
Kapitulli 2. Parimet themelore të kriptomonedhës dhe Batmani i kohëve tona
Le të marrim një qasje rrethrrotulluese për këtë temë, duke filluar nga sektori bankar.
I gjithë sistemi bankar i ditëve tona, pavarësisht nga vendi, është rregulluar në mënyrë të tillë që ne të mos i zotërojmë paratë tona. Bankat qendrore në çdo shtet kanë monopolin e emetimit, i cili sigurohet përmes legjislacionit, duke krijuar një bllok pengimi të sigurt për legalizimin e kriptomonedhës.
Paratë e pashkëmbyeshme janë një term i përdorur nga komuniteti i kriptomonedhës për të përcaktuar një monedhë pa vlerë të vërtetë, si para me ligj ose rregullore qeveritare (dollar, euro, etj.).
Në teori, kjo monedhë duhet të sigurohet nga të paktën ato mallra, produkte ose shërbime që prodhohen në territorin e një vendi të caktuar (GDP) në mënyrë që çdo qytetar i këtij vendi të mund të këmbejë paratë e tij personale për produktet. Të gjitha bankat e vendit gjithashtu ndërmarrin të njëjtën monedhë dhe banka qendrore premton të ruajë stabilitetin dhe besueshmërinë e saj. Kështu funksionon në teori, por askush në të vërtetë nuk mund të garantojë stabilitetin e monedhës.
Qeveria e një vendi është konsumatori kryesor i të gjitha mallrave dhe shërbimeve për popullatën, d.m.th. një nga punëdhënësit më të mëdhenj. Gjithashtu është konsumatori më i madh për ndërtimin e rrugëve, shtëpive, spitaleve, shkollave, etj. Kjo përbën pjesën më të madhe të GDP-së së secilit vend të veçantë. Prandaj, qeveria siguron jetën e popullsisë – paguan pensionet dhe përfitimet sociale. Të gjitha këto fonde janë marrë nga banka qendrore, e cila mund të lëshojë valutë dhe të financojë qeverinë.
Një politikë e quajtur përmirësim sasior u zbatua dikur në SHBA dhe më vonë madje u përhap në Evropë dhe Japoni. Për shkak të këtij fenomeni, sasia e parave në botë është rritur shumë, ndërsa fuqia blerëse e dollarit ka rënë gjatë 100 viteve të fundit me 95%. Kjo tendencë është e vazhdueshme. Sa më shumë para ekzistojnë, aq më të lira bëhen.
Është e rëndësishme të kihet parasysh se çdo lloj monedhe pëson inflacion, i cili tregon zhvlerësimin e monedhës për disa kohë. Me fjalë të tjera, inflacioni është shpejtësia e qarkullimit të parave. Ekonomia e vendit ka ciklet e veta ndërsa njerëzit marrin hua dhe më pas i paguajnë ato.
Nuk mund të mos përmend këto hua. Në SHBA, normat e interesit të kredisë janë mesatarisht 1%. Ata qëndruan në nivelin zero për një kohë të gjatë në të kaluarën. Bankat qendrore lëshonin para dhe blenë pasuri financiare dhe, në përputhje me rrethanat, njerëzit e varfër mbetën të varfër dhe ata njerëz që kishin pasuri financiare, aksione ose pasuri të patundshme bënë një fitim të vazhdueshëm. Kjo është arsyeja pse çdo krizë i bën të varfrit edhe më të varfër dhe të pasurit edhe më të pasur. Këto procese rezultojnë në një shtresim shumë të fuqishëm të popullsisë. Sidoqoftë, mjerisht, ekonomia funksionon në këtë mënyrë dhe po i afrohemi një lloj qorrsokaku, siç deklarojnë shumë analistë financiarë. E gjithë kjo për të demonstruar se bankat qendrore nuk përballen shumë mirë me funksionin e tyre.
Kështu që njerëzit filluan të kërkojnë një mënyrë alternative për të ruajtur vlerën e parave. Nëse jo për të shumuar, të paktën për të mos humbur. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz investojnë në ar, instrumente me të ardhura fikse, aksione, etj. Në të njëjtën kohë, ekonomia filloi të zhvillohej shpejt pasi u shfaq interneti, kështu që njerëzit kuptuan se nuk kanë nevojë të mbajnë para në formë fizike tani. Kështu, u shfaq koncepti i parave elektronike.
Ideja e krijimit të një monedhe digjitale, si Bitcoin, nuk është krejt e re. Megjithatë, ekziston një ndryshim midis Bitcoin dhe llojeve të tjerë të parave digjitale. Nëse përdorni sisteme të tilla të parave elektronike si PayPal, Western Union ose Skrill, financat tuaja ruhen në të njëjtat kompani. Në këtë rast, merremi me menaxhim të centralizuar të parave, d.m.th fati i parave tuaja varet nga vendimet e njerëzve të veçantë në këto kompani. Ju nuk keni mundësi të ndikoni në këto vendime.
Правообладателям!
Представленный фрагмент книги размещен по согласованию с распространителем легального контента ООО "ЛитРес" (не более 20% исходного текста). Если вы считаете, что размещение материала нарушает ваши или чьи-либо права, то сообщите нам об этом.Читателям!
Оплатили, но не знаете что делать дальше?